Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra franceze Lyon.
Transferimi i Shaqirit nga Liverpool i ka kushtuar ekipit francez rreth 9.5 milionë euro.
Ekipi i Lyon në komunikatën e tyre zyrtare për transferimin e mesfushorit, ka potencuar se ai ka prejardhje nga Kosova, pavarësisht se mbron ngjyrat e Zvicrës.