Shqipëria deporton një turk të akuzuar si pjesë e lëvizjes së Gylenit

Një shtetas turk pritet të deportohet në vendin e tij nga policia e emigracionit të Shqipërisë.

Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Harun Çelik, i cili akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylenit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai ndodhej pak më parë në Laprakë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, ndërsa bëhet me dije se e kanë nisur drejt aeroportit ku në 20:30 besohet të jetë deportuar.