E zë traktori derisa po punonte arën, vdes një person

Një person në Shtime është rrokullisur, derisa ishte duke lëvizur me traktor, duke pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku është konstatuar se ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.