Mustafa deklarohet pas takimit me Ramën: Ardhja e tij në Prapashticë nder i veçantë për mua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore. Gjatë së martës Rama ka vazhduar takimet me liderë të partive politike.

I radhës ishte takimi me kreun e LDK-së Isa Mustafa, me të cilin zhvilloi takim në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.

E këtë vizitë, Mustafa e ka quajtur kujdes të veçantë nga ana e kryeministrit shqiptar.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa në Facebook.