Edhe Lista Serbe sulmon prokurorin Sylë Hoxha në lidhje e ekspertizën për Astrit Dehari

Me anë të një komunikate, në lidhje me ekspertizën zvicerane për rastin e Astrit Deharit, ka reaguar edhe Lista Serbe.

“Raporti i fundit nga një institut i pavarur në Zvicër, i publikuar sot, nxori në pah faktet që drejtpërdrejt vënë në dyshim besueshmërinë, profesionalizmin dhe ligjshmërinë e punës së Prokurorit Special të Prishtinës, Sulë Hoxha, i njohur për publikun serb si prokuror, i cili la akuzuar pa prova serbët”.

Kështu, me këtë raport, Instituti Zviceran dëshmon se Prokurori Special Sylë Hoxha nuk është person që zbaton ligjin dhe që zbaton ligjin, por gjithashtu pohon dyshimin e arsyeshëm të të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi se ky njeri nuk po vepronte në përputhje me ligjin, por në përputhje me disa parime të tjera”, thuhet në reagimin e Listës Srpska.

Sipas tyre, kjo lind dyshime se prokurori Hoxha është duke punuar për të përndjekur serbët e Kosovës pa asnjë provë.

“… me shumë gjasa të porositur për qëllime politike sesa zgjidhjen e çështjeve specifike”, thuhej në reagim.

Vlen të theksohet se Lista Srpska vazhdimisht është duke reaguar me komunikata të pavlera në drejtim të institucioneve kosovare. E kjo parti, sic dihet, përfiton shuma të madha parash nga vendi ynë.