Fat i madh në fatkeqësi: Ja si shpëton biçiklisti nga aksidenti me kamion (video)

Një biçiklist ka shpëtuar një aksident të mundshëm me një kamion, i cili do mund të ishte fatal për të.

Ngjarja ka ndodhur në Burbank, qytet i Kalifornisë së SHBA-ve, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet identiteti i çiklistit apo fakti nëse është zbardhur rasti.

Videoja ilustron më së miri mënyrën se si personi në fjalë i shmanget aksidentit, që do mund të përfundonte edhe me fatalitet.