Ferizaj: Arrestohet personi që sulmoi me thikë

Në Ferizaj është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë një person të komunitetit ashkali.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.