FIT – Qeverisë: Rishikoni vendimin për shtesat, të jenë sa 50 %-shi i pagës bazë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT sot ka nisur protestën para Qeverisë së Kosovës.

Ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Njëri nga pjesëtarët që foli në emër të grupit tha se duan që shtesat për rrezikshmërinë te jenë sa gjysma e pagës së tyre bazë.

“Kërkesat nuk datojnë nga dje. Kemi marre premtime për benifite. Por ato asnjëhere nuk jane realizuar. Ka pasur ulje te rrezikshme. Madje u ndalua e tëra. Nuk do zmbrapesemi deri në realizimin e tyre”.

“Mos luani me dinjitetin dhe ndjenjat e familjeve tona. E kemi dëshmuar veten ne shume raste dhe me daten 24 shtator në Basnjke. Propozimin e dhënë për shtesat ta rishikoni. Kërkesat janë kategorizimi si njësi të veçanta dhe në cilësinë e ekspertëve. Rrezikshmëria të jetë 50 % e pagës bazë”.