Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael

Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot pesë ndryshime në formacion, duke ulur në stol Marash Kumbullën, Klaus Gjasulën, Endrj Çekiçin e Taulant Seferin, teksa Sokol Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Frederik Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Izraeli e nis me skemën 4-3-3 aty ku Solomon i Shakthar Donetsk, Weissman i Valladollid dhe Abada i Celtic.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada.