Fury – White – Këtu mund ta shikoni meçin e boksit

Në pritje të fillimit të meçit, stadiumi “Wembley” i Londrës do të jetë nikoqir i super përballjes së boksit mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte, e vlefshme kjo për titullin e kampionit të peshave të rënda – WBC.

Të dy boksierët shquhen për goditje të forta dhe rezistencë në ring, ku kjo gjë lë të nënkuptojë që na pret një super ndeshje për të gjithë adhuruesit e boksit.

Në pesë përballjet e tyre të fundit, formë më të mirë ka Fury, ku ka regjistruar katër fitore (tre prej tyre me nokaut) dhe një barazim, kurse Whyte ka katër fitore (dy prej tyre me nokaut) dhe një humbje.

Ndërkaq, në total, Tyson Fury ka 31 fitore dhe nj barazim, ku 22 triumfe i ka me nokaut, ndërsa kundërshtari i tij, Whyte, ka 28 fitore dhe dy humbje, ku 19 fitore i ka regjistruar me nokaut.

Super ndeshjen mes dy gjigantëve, Fury e Whyte, mund ta ndiqni në Këtu