Gjendet pa shenja jete një person në Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar, në ora 22:02 minuta është informuar për një rast të dyshimtë të vdekjes.

Ndërsa menjëherë në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët edhe me pas kanë konstatuar vdekjen e tij.

“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore”, thekson komunikata.