Gjyqtari ishte i mahnitur nga nokauti i Joshuas, aq sa harroi të bënte numrin e rregullt te Helenius

Dukej se edhe gjyqtari i duelit mes Anthony Joshuas dhe Robert Helenius ishte i ekzaltuar me nokautin që britaniku e shkaktoi në raundin e shtatë.

Victor Loughlin mori përgjegjësinë që të ndante drejtësinë mes dyshes, ndërsa përballja pati një strat të varfër.

Derisa po kalonin raundet, tifozët po bëheshin edhe më të padurueshëm, ndërsa filluan edhe ta vërshëllenin Joshuan për mënyrën se si po boksonte.

Mirëpo, në raundin e shtatë, AJ lëshoi një goditje brutale, për ta vënë në dysheme Helenius, që lëshoi mbrojtjen e tij.

Gjyqtari Loughin ishte i mahnitur nga ai nokaut, dhe duket se harroi se çfarë ishte roli i tij në atë duel.

Për më shumë, ai nuk e bëri numrin e zakonshëm deri në dhjetë, por duke vrapuar menjëherë që të ndërpriste përballjen.

Pamje e fytyrës së tij mund t’i shikoni edhe më poshtë, ndërsa për të ky është dueli më i madh që ka ndarë drejtësinë.