Haradinaj: Lufta jonë i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies.

“Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”, shkroi Haradinaj.

Po sot, Haradinaj tha se përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë.

“Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve”, shkroi Haradinaj.