Haradinaj për Jasharajt: Jemi të betuar si familje për respekt të përjetshëm ndaj tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për President të vendit, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Prime Time’, në Kanal10.

I pyetur se a qëndron ende ajo që Hardainaj kishte thënë se do ti jap voton nëse dikush nga familja Jashari kandidon për President, Haradinaj tha se fjalët janë ashtu sikur se kishte deklaruar në po atë studio më herët.

“Jo vetëm unë, por si familje jemi të betum se respektojmë në përjetësi familjen Jashari, nëse kish kandidu dikush prej tyre, unë nuk kisha kandidu…” tha Haradinaj.

Ndër të tjera ai tha se në etapa të ndryshme emri i Jasharajve është keqpërdorur nga njerëz të ndryshëm për t’i mbyllur koordinatorikat politike.

“Ata janë të nderum, s’kanë nevojë mu shqetësu për këtë gjë…” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se para vetes keni një njeri që ka dhënë dy herë dorëheqje, dhe se postin e Presidentit e kërkon për arsye që Kosovës të mos i përsëriten disa vështirësi që i kanë ndodhur më herët.