Hidhet mjet shpërthyes afër veturës së policisë në veri

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tëvë1, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa u tha se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përveç ekipit të këtij televizioni.

Megjithatë, për fat të mirë nuk është lënduar askush.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari që ishte prezent aty, bashkë me ekipin e atij televizioni.