Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Holanda ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja holandeze shënoi fitore sonte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të këtij turneu.

Memphis Depay (10’), Daley Blind (45+1’) dhe Denzel Dumfries (81’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

Haji Wright (76’) e shënoi golin e vetëm për amerikanët.

Holanda në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.