Hoti: LDK nuk i pranon tonet bolshevike të paradhomave të VV-së kundër amerikanëve

Avdullah Hoti i LDK’së ka ardhur në pjesën e fundit të seancës ku edhe mori fjalën. Ai ka numëruar të gjitha pengesat që po i’a ndërprejnë jetën kësaj qeverie Kurti.

”Angazhimi ynë në këte qeveri ishte i sinqertë. Nuk ishte Qeveri e Kurtit, por e VV’së dhe LDK’së. Nuk kemi hyrë këtu si qiraxhi, por si zot shpije, bashkë me VV’në. Sic u pa kjo nuk doli të jetë e vërtetë. Heqja dorë e kryeministrit për të marrë në dorë dialogun, u bë pengesa kryesore. Nuk mund të pranonim që Qeveria të bëhet shkaktarja e sanksioneve nga SHBA. Tonet bolshevike LDK nuk i pranon kurrsesi. LDK nuk i pranon tonet bolshevike të paradhomave të VV-së kundër amerikanëve. e papranueshme qasja dhe rreziku i prishjes së raporteve me SHBA.”

”Nuk kemi pa gatishmëri e as sinqeritet për të qeverisur së bashku. I mbështetur nga muri, Kurti krijoi një strategji dalëse nga kjo qeveri”