Hoti, PDK-së e VV-së: Veç hajdeni të takohemi, ju caktojeni kohën e vendin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e partive AAK, Nisma, AKR dhe të komuniteteve, ka thënë se të gjithë njëzëri i kanë dhënë mbështetje dialogut me Serbinë.

Ndërsa, i pytetur për refuzimin e ftesës nga dy partitë më të mëdha opozitare PDK e VV, Hoti tha se është i gatshëm që t’u bëjë sërish ftesë, në kohën dhe vendin ku ata dëshirojnë.

“Ftesa ka qenë si kryeministër i vendit që të konsultohem me kryetar të partive, do ju dërgoj ftesa në vendin që dëshirojnë, në kohën që dëshirojnë për të na ndëgju dhe për të i ndëgju edhe ne ata”, ka thënë Hoti.