Hoxhaj: Kurti autokrat i ri, nuk e do pushtetin, i braktisi qytetarët në kohë pandemie

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka folur për frikën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që ka për marrjen e pushtetit.

Sipas Hoxhajt, Kurti ka frikë nga pushteti edhe pse është një autokrat i ri, madje ai thotë se Kurti dezertoi duke e larguar veten nga qeveria në kohë pandemie.

“Një autokrat i ri në sistem, kjo është duke ndodhur kudo në ballkan, kjo vlen edhe për zotin Kurti. Kurti dezertoi, u rrëzua. Zoti Kurti nuk e don pushtetin, ka frikë prej pushtetit. Zoti Kurti e ka pasur si pretekst, ta braktisë qytetarin në kohë pandemie, dhe tash po bën përpjekje që ta përdorë pandemië, por qytetarët do ta dënojnë të dielën me votë. Vetëvendosje nuk kanë program, po ju ikin debateve”, u shpreh Hoxhaj në Desku.

“Ai po bën marshe, po vendos shamia të kuqe në qendër të Prishtinës, këto janë shenja të një sistemi totalitar. Ka përpjepkje për rivendosje të një autokracie, PDK, është kundër kësaj”, tha ai.