Hykmete Bajrami i përgjigjet Haradinajt: LDK nu ka nevojë për koalicione

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është përgjigjur kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj se mund ta pranojnë LDK’në dhe partitë tjera në koalicionin që e kanë nënshkruar dje me Nismën.

Ajo në T7 ka thënë se LDK nuk ka nevojë për koalicione parazgjedhore, derisa i ka uruar suksese Nismës dhe AAK’së.

“Ne po punojmë shumë. E dini se kemi kaluar nëpër një proces zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës. Sot i kemi 877 degë aktive, 35 mijë qytetarë të vendit kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Statistikat, të gjitha matjet e brendshme, na qesin që jemi shumë mirë, jashtëzakonisht mirë. Ne nuk e shohim, në këtë moment, as edhe një nevojë që të kemi koalicione parazgjedhore. Jemi duke punuar, tani jemi duke e hartuar agjendën me aktivitete në terren për vitin 2024. Jemi partia e vetme që e kemi programin qeverisës të gatshëm, do të dalim ta diskutojmë me qytetarët por sa i përket koalicionit të djeshëm, ne vetëm ju urojmë suksese”, tha ajo.