Infektohet me koronavirus mësuesi në shkollën e Korçës, Gazetarja përlotet live: Kam vajzën në atë shkollë

Dtën e sotme shkolla jopublike “Omiros” në Korçë ka publikuar lajmin se një nga mësuesit ishte i infektuar me koronavirus.

Abc news shkruan se bëhet fjalë për një mësues grek, që për momentin po mjekohet në shtetin fqinj.

Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj është prind i një prej nxënësve dhe pas lajmit ajo dhe familja e saj u vëtëkarantinuan.

Gazetarja thotë se është skandaloze që ky njoftim të vijë për prindërit dhe nxënësit njoftohen 4 ditë me vonesë nga momenti kur arsimtari ka dalë pozitiv.

Në njoftimin e shkollës citohet, se “Omiros” u mbyll 4 ditë përpara se mësuesi të shfaqte shenjat.

Por, para para urdhrit të Ministrisë së Arsimit mësuesi ka patur kontakt me shumë nxënës apo kolegë.

Ndaj në mesazhin dërguar prindërve theksohet:

Duke pasur parasysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e OBSH-së në rast se keni një prej shenjave që lidhen me infektimin nga ky virus.

Gazetarja e Abc news është vetëkarantinuar së bashku me vajzën edhe pjesën tjetër të familjes.

Drejtoria Arsimore e Korçës dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë reaguar ende ndaj kësaj situate pasi qindra prindër janë të alarmuar.