Irani goditet nga një tërmet prej 5.1 ballësh

Instituti Amerikan i Gjeologjisë ka bërë të ditur se një tërmet prej 5.1 shkallësh të Rihterit është regjistruar në pjesën perëndimore të Iranit.

Më saktësisht, dridhja ka ndodhur në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, që shtrihet në pjesën perëndimore të Republikës Islamike.

Televizioni shtetëror nuk ka raportuar informata të hershme në lidhje me dëme materiale ose viktima të mundshme, shkruan “Reuters”.

Irani shtrihet në një territor me aktivitet mjaft të lart sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet.