Izraelitët nxjerrin videon: Si i kemi shkatërruar rrjetet e tuneleve të Hamasit

Gjatë 24 orëve të fundit, teksa vijon konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Palestinës, ushtria izraelite ka synuar të shkatërrojë sistemin e tuneleve nëntokësore në Gaza.

Së fundmi, Ushtria e Izraelit ka publikuar një video të sulmeve dhe bën me dije se ka shkatërruar më shumë se 100 kilometra nga rrjeti i tuneleve palestineze, rrjet që njihet ndryshe edhe si “Metro”.

“Hamas ka investuar shumicën e financave dhe përpjekjeve të saj gjatë dekadës së fundit në gërmimin e një sistemi kompleks të tuneleve nëntokësore në të gjithë Rripin e Gazës” -thuhet ndër të tjera në videon e publikuar nga izraelitët.