Ja si mund të zhbllokohet ngecja e formimit të qeverisë

Kosova ka mbetë pa qeveri, që disa muaj.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur populli shfrytëzoi të drejtën për të votuar, por shteti ende ka mbetur pa institucione, kjo si pasojë e mos gjetjen së një gjuhë të përbashkët midis VV-së e LDK-së, të cilat dolën dy subjektet më të votuara të 6 tetorit.

Ani pse një disponim u pa qysh pas zgjedhjeve për ta ndarë së bashku pushtetin, bisedimet po rezultojnë pa një marrëveshje, kjo si pasojë e postit së kryeparlamentarit dhe presidentit, transmeton Indeksonline.

Sot, në zyrët e LDK-së është parë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, vizitë kjo që thuhet se ka të bëj pikërisht për koalicion.

Situatën aktuale polikë e ka komentuar edhe analisti politik, Faton Abdullahu, i cili ka thënë se VV-së dhe LDK-së iu tha mundësia, por këtë s’po e shfrytëzojnë për fajin e tyre.

“Brenga jonë se çfarë do të bëhet me Kosovën, duhet të jetë larg më e madhe se keqardhja jonë për mundësinë e humbur për t’u bërë koalicioni LV – LDK. Me vota atyre mundësia iu dha dhe ata nuk po e shfrytëzojnë me fajin e tyre. LV-ja dhe LDK-ja po mundohen të fitojnë në tavolinë atë që e kanë humbur në kutitë e votimit”.

Ai më tej ka thënë se vendit tonë po i bëhen humbje të mëdha për shkak të vonesës së krijimit të institucioneve, derisa na kanë bërë të kuptojmë se vetëm trysnia ndaj koalicioni mund ta zhbllokojë situatën.

“Për shkak se forca shtytëse për të marrë pushtet (karrige) më shumë se që ju takon, është më e madhe se përgjegjësia për humbjet që i shkaktohen Kosovës me vonesë, na jep të kuptojmë se vetëm trysnia ndaj këtij koalicioni të mundshëm mund ta zhbllokojë situatën.

Zhbllokim nuk do të thotë detyrimisht që të bëhet Qeveria nga koalicioni LV – LDK. Kushdo që mund ta përdorë këtë trysni, qoftë presidenti, qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë ambasadori Kosnet, apo të gjithë së bashku, koha është që atë ta bëjnë tani”.