Jep dorëheqje anëtari i këshillit drejtues të AAK-së në Prishtinë

Anëtari këshillit drejtues i AAK-së të degës në Prishtinë Azem Metolli përmes një postimi ka njoftuar opinionin se ka jep dorëheqje nga kjo strukturë politike.

Përmes një postimi ai i është drejtuar Kryetarit të Degës së AAK-së në Prishtinë, duke thënë se largimi i tij vjen duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike.

Ja postimi i tij:

I nderuar Kryetar i Deges se AAK-se ne Prishtine z. Mehmeti,

Te nderuar struktura te AAK-se,

Permes ketij njoftimi dua te beje publike largimin tim nga strukturat e AAK-se, vendim te cilen e kam marr duke u bazuar ne zhvillimet e fundit politike ne vend.

Ju falenderoj shume per bashkepunimin e deritanishem gjithe juve.

Me respekt,

Azem Metolli