Kajtazi për aksionin e PSD’së: Me ligj s’guxon kërkon me shkelë në qafë, ia rrezikon jetën

Gazetari Vehbi Vehbi Kajtazi aksionin e PSD e quajti si aksion të qytetëruar, por se reagimi i policisë sipas këtij të fundit ishte shumë më brutal se kur arrestohej Kurti.

Gazetari Vehbi Kajtazi tha se “Me rregulla ndërkombëtare edhe me ligje tona nuk guxon me shkelë kërkon ne qafë, nuk guxon sepse është v dekje prurëse”.

“Protesta e PSD ka qenë teper e civilizume, e qytetrume, që kanë dashtë mi tregu që nuk je e mirëseradhur. Mënyra qysh është trajtu Molliqaj, ka qenë brutale. Me rregulla ndërkombëtare edhe me ligje tona nuk guxon me shkelë kërkon ne qafë, nuk guxon sepse është v dekje prurëse.”, ka thënë gazetari Kajtazi.

Ndryshe sot, aktivistët e PSD-së u arrestuan dhunshëm nga Policia e Kosovës në një aksion tek konferenca e kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.