Ferrari po pritet të debutojë super-makinën hibride brenda javëve të fundit.
Sipas raporteve të fundit, motori i veturës në fjalë do jetë i aftë të prodhojë afro 1 mijë kuaj-fuqi.
Por, përpara debutimit, një prototip i këtij modeli nga radhët e kompanisë prodhuese të automobilave “Ferrari”, është incizuar rrugëve të Italisë.
Vetura besohet të titullohet “488 Spyder”. Gjithashtu, ajo zyrtarisht do të paraqitet në publik më 31 maj të këtij viti.