Këshilltari i ministrit Peci e pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve

Betimi për Drejtësi raporton se Enis Osmani që është këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka pranuar fajësinë për falsifikimin e rezultateve të votimeve në zgjedhjet në vitin 2017 në një qendër të votimit në fshatin Bare të Mitrovicës.

Osmani është deklaruar sot në shqyrtimin e parë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Në deklarimin e tij, Osmani ka pranuar fajësinë teksa ka thënë se ka mundur të ndodh për shkak të neglizhencës dhe lodhjes.

racizmi / ‘Nuk po raportohet për diskriminimin racor’, thoshte Kurti: Rasti Faton Peci dhe Haxhi Avdyli
“Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë”, deklaroi Osmani.

Pas kësaj, gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri ka pranuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Enis Osmani, ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet nesër, më 24 janar 2023.