Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e AAK-së në Rahovec

Dega e AAK-së në Rahovec ka zyrtarizuar dy kandidatët e saj për listën për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mësohet se Fatmir Iska dhe Afrim Hoti janë kandidatët që do të jenë nga kjo degë në listën e përbashkët të koalicionit AAK-PSD.

“Kandidatët Fatmir Iska dhe Afrim Hoti janë padyshim kandidatët më të zotë që banorët e Komunës së Rahovecit mund të gjejnë në listat e 6 tetorit, aty ku Aleanca do të shënojë fitore madhështore në Kosovë e Rahovec”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mbrëmë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj prezantoi planin e Aleancës për të ardhmen e Rahovecit.