Këto shtatë subjekte politike i kanë dërguar listat e deputetëve në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë aplikuar shtatë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar , zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;

Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;

Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;

Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;

Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;

Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë”, ka njoftuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë planifikuar të mbahen me 6 tetor.