Këto zona të përgatiten për borë nesër dhe pasnesër

Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë.

Herë-herë mund të ketë edhe reshje të shiut ndërsa në vendet malore mund të bie borë.

Temperaturat minimale do të arrijnë në -1 gradë Celcius ndërsa më të lartat në 6 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në raportin e IHMK-së