Kosova triumfon ndaj Moldavisë

Kosova ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e sontme të zhvilluar kundër Moldavisë, me rezultat 1-0.

Golin për Kosovën e shënoi në minutën e 31-të, Lirim Kastrati.

Kastrati u tregua fenomenal me gjuajtjen e tij drejt portës kundërshtare.

Kurse, në pjesën e dytë Kosova ishte më e qetë ndërsa Moldavia bëri më shumë presion.

Presioni i skuadrës mysafire bëri që Ibrahim Dresevic të bëjë ndërhyrje të palejushme dhe të ndëshkohej me karton të kuq.

Por, Kosova rezistoi dhe arriti fitore me golin e shënuar nga Lirim Kastrati, në pjesën e parë.

Kështu, Kosova me këtë fitore e përmbyll vitin 2020 dhe qëndron në Ligën C.