Krerët e shtetit dëfrehen në tavolinën plot në ditën që popullata merr lajmin për shtrenjtimin e bukës

Krerët e shtetit kanë marrë pjesë sot në Darkën e Lamës.

Në pamjet e shpërndara nga ky organizim, shihet presidentja Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti.

Vetë Osmani ka thënë se Darka e Lamës është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur që nga kohët e hershme.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me ngritje të çmimeve të produkteve, ku vetëm çmimi i bukës së fundmi është ngritur nga 40 cent në 50 cent.

Ngritja e çmimeve të produkteve është cilësuar si të papranueshme për konsumatorët.