‘Kujt nuk i hap rrugën ti?’ / Kërcet grushti mes shoferëve te ‘Plepat’ (VIDEO)

Një video qarkullon në rrjetet sociale ku shihen dy të rinj teksa zihen me grushte me njëri-tjetrin në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur par pak minutash në një nga rrugët e zonës së njohur si “Plepat” në qytetin e Durrësit.

Shkak për sherrin është bërë një fjalë goje, pasi njëri nga të rinjtë nuk e la tjetrin të parakalonte.

Në video ata shihen që kanë ndaluar makinat dhe kanë filluar të përleshen mes tyre.