Latifi: Mosmarrëveshjet mes Perëndimit dhe Rusisë mund ta sjellin bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë

Blerim Latifi, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka deklaruar se mosmarrëveshjet mes Perëndimit dhe Rusisë edhe me herët kanë pasur ndikim e tyre në rajon.

Ai ka shkruar se mosmarrëveshjet mes këtyre dy boshteve, kanë bërë që të dalë ajo që ai e quan ‘’Shqipëria Londineze’’ e më vonë edhe Kosova e pavarur.

Ai ka shtuar se nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike e këtyre dy poleve mund të ndodhë edhe bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexoni postimin e plotë:

Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 doli Shqipnia Londineze.

Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur.

Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me Krizën e Ukrainës, Kosova e Shqipnia do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët.