Kurti reagon për vdekjen e policit

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe Policisë së Kosovës për vdekjen e policit Sami Thaçi, i cili ndërroj jetë tek sa ishte në krye të detyrës në Zhur të Prizrenit.

Kurti përveç tjerash ka thënë se ” që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”

Postimi i plotë i Kurtit:

Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.