Ky është numri i kosovarëve që aplikuan dje për 10 përqindëshin

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur që vetëm dje kanë aplikuar 218 mijë kosovarë për tërheqjen e 10 përqindëshit nga TRUSTI.

Tutje, në postimi ne tyre thuhej se me dhjetëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikime bankare, transmeton Indeksonline.

Postimi i Fondit të Kursimeve Pensionale i Kosovës:

Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime!

Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare.

Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës.

Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjjthë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin!