Ky është propozimi më i çuditshëm për martesë (Foto)

Një fotografi e propozimit të pazakontë ka ngritur shumë komente dhe ka lënë shumë persona të habitur. Një fermer raportohet se i propozoi të dashurës së tij duke vendosur një unazë fejesë në gjirin e një lopë por gjesti romantik është etiketuar si ‘i neveritshëm’ nga disa.

Një foto e ‘momentit magjik ’është ndarë nga një grua nga Singapori në Facebook.

Por fotografia ka marrë një mori komentesh nga ata që e kanë parë dhe një pjesë e madhe janë shprehur komplet kundër gjestit të këtij burri.

Njëri u tall me: “Kjo është jashtëzakonisht e tmerrshme. Më vjen keq që duhet të shikoja diçka të tillë. Kjo me të vërtetë është e shpifur”.