Ky është vendi ku askush nuk beson se Zoti krijoi Universin

Asnjë nga Islandezët nën moshën 25 vjeçare nuk besojnë se ishte Zoti ai që krijoi Universin, kjo sipas një sondazhi.

Sipas këtij sondazhi, 93,9 për qind u përgjigjën se universi u krijua nga Big Bang.

Ndërsa vetëm 6 përqind u përgjigjën se nuk e dinë apo mundësinë “tjetër”.

Asnjëri nga respondentët, nuk besonin se universi është krijua nga Zoti, shkruan TheIndependent.

Revista Islanda, e cila raportoi gjetjet, shtoi se sondazhi tregon se të rinjtë dhe banorët e Reykjavík janë më pak fetar.

80,6 për qind prej tyre të moshës mbi 55 vjeçare identifikohen si të krishterë dhe vetëm 11,8 prej tyre janë ateistë.

Ndërsa 40,5 për qind e personave që ishin nën moshën 25 theksuan se ishin po ashtu ateistë, kurse 42 për qind thanë se janë të krishterë.