Ky ishte momenti kur përplasen Salah dhe Milner rreth penalltisë

Liverpool e mposhti Cardiffin në javën e 35-të në Premierligë.

Liverpool fitoi 2 me 0 në udhëtim te Cardiff, por kjo fitore nuk kishte shumë për të festuar.

Lojtarët e ‘The Reds’ janë përplasur mes vete, gjersa kishte një moment të diskutueshëm, përcjell lajmi.net.

Liverpool e fitoi një penallti në minutën e 80’-të, gjersa Mohamed Salah dhe James Milner dhuruan një shfaqje tejet të pakëndshme.

Egjiptiani po lufton edhe në këtë sezon për Këpucën e Artë në Premierligë, gjersa anglezi nuk e lejoji atë ta gjuante penalltinë.

Milner i mori Salahut topin nga dora, duke e konvertuar më pas në gol.

Më poshtë mund ta shikoni momentin e sikletshëm mes të dy lojtarëve të Liverpoolit.