Përfundon takimi: Pritet betejë ligjore në mes Lionel Messit dhe Barcelonës

Lionel Messi do të jetë në betejë ligjore me Barcelonën, pasi babai i tij sonte u takua me Presidentin Josep Maria Bartomeu, ku të dyja palët refuzuan negociatat

Fituesi i Topit të Artë është lidhur me një kalim në Inter, Juventus, PSG por në garë prin Manchester City.

Messi beson se tani është një ish lojgar i Barcelonës, pasi që aty është një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet pa para, një vit para se të skadon.

Klubet insistojnë që kjo nuk është e vërtetë, por po ashtu Barcelona thotë se futbollisti ka klauzolë lirimi 700 milionë euro që mbetet valide, të cilin pozicion e përkrah edhe La Liga.

Jorge Messi, babai i Lionel dhe agjenti, ka ateruar sot në Barcelonë nga Argjentina për të biseduar me presidentin Bartomeu.

Megjithatë, raportet nga shumë burime – që janë koleksionuar nga Football Espana – insistojnë në pozicionet e tyre dhe nuk dëshirojnë që të negociojnë ndonjë marrëveshje.

Situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe Jorge Messi i ka thënë gazetarëve se është “shumë vështirë” që djali tij të mbetet edhe për një sezon në Camp Nou.