Ky market në Kosovë shet produkt të Serbisë duke e “fshehur” me flamur gjerman

Nga koha kur është vendosur taksa 100 % ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka obliguar të gjitha dyqanet në Kosovë që të vendosin flamuj me origjinën e produkteve, krahas çmimit të tyre.

Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e bëjnë të gjitha marketet në vend. Më konkretisht nuk po e zbatojnë në mënyrë të drejtë vendimin pasi po “maskojnë” produktet serbe ne flamuj të shteteve tjera.

Së fundmi, një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të “Jepi zë” një shqetësim rreth mosrespektimit të ligjit për vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Sipas tij, në marketin Emona në Mitrovicë, kjo pire shitet nën flamurin gjerman ani pse ai është produkt serb.

Kjo vërehet përmes barkodit të produktit, i cili shihet qartë se është 860, që është barkodi i shtetit serb.