Zeka: Haradinaj po më bën ftesë për koalicion, i thash ma mirë hajde ti në PEK

Deputeti Milaim Zeka ka publikuar disa fotografi nga bashkëbisedimi që pati gjatë një dasme me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Zeka ka shkruar në Facebook se Haradinaj i ka bërë ftesë për koalicion.

Madje, tregon se si i është përgjigjur ai.

“Kryeministri po me bene ftese per kualicion. Ma mire po i them me ardhe ai ne PEK!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ai thotë të jetë gëzuar me kthimin e Haradinajt nga Haga.

“Nuk di per te tjeret, po une dhe familja ime jemi gezuar qe u kthy nga Haga”, ka shkruar Zeka tutje në Facebook.