LDK-ja në Mitrovicë pëjashton Armend Agollin, e akuzon për bashkëpunim me PDK-në

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina-Imerin.

Në njoftim thuhet se Agolli dhe Morina, që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale, “kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera, në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbivotuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”.

“Të njëjtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnikë të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnikë”.