LDK zgjedhë Këshillin e Përgjithshëm, por jo edhe kryesinë

Menjëherë pasi ka zgjedhur Lumir Abdixhikun si kreun e ri të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.

Në prani të delegatëve, LDK ka zgjedhur në takimin e sotëm Këshillin, ndërsa zgjedhja e Kryesisë së partisë është vendosur që të zgjedhet në një takim tjetër.

Procesi i zgjedhjeve në LDK është vlerësuar sot si demokratik dhe shembullor.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i partisë duke fituar bindshëm ndaj dy rivalëve partiak, Lutfi Haziri e Besian Mustafa.