Loriana Kuka në çerekfinale të Grand Prix

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të garës Grand Prix e cila po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Loriana Kuka është kualifikuar pasi ka arrit ta mposhtë xhudisten iraniane Rani Rani në raundin e dytë, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në çerekfinale, sportistja kosovare pritet të përballet me Ilona Lucassen e cila vjen nga Holanda.