Lufta ndaj koronavirusit/ Rama: Prilli do të jetë prova e zjarrit, duhet të forcojmë vijën mbrojtëse!

Në një intervistë për Top Talk kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar se përse i përshkallëzoi masat e shtetrrethimit. Ndërsa thotë se, prilli do të jetë prova e zjarrin sa i përket situatës me koronavirusin në vendin tonë, Rama shprehet se këto masa janë të domosdoshme për të forcuar vijnë mbrojtëse.

Gazetari: Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.