Lul Raka pas 79 rasteve të reja: Ndodhemi në udhëkryq të betejës, nuk do t’ju lëmë kurrë vetë

Mikrobiologu, Lul Raka ka reaguar pas konfirmimit të 79 rasteve të reja me koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përmes një postimi në Facebook, Raka ka thënë se kjo shifër na tregon së ndodhemi në udhëkryq të betejës me koronavirusin.

Ai ka shkruar se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

“Numri i sotëm 79 dhe numrat pasues ditorë dyshifrorë na tregojnë së ndodhemi në udhëkryq të betejës me koronavirusin. Tashmë, këta numra do të ndikojnë më shumë në “RRI N’SHPI” sesa mesazhet tona njëmujore. • Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor NUK DO T’JU LËMË KURRË VETËM! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

TË DASHUR QYTETARË TË KOSOVËS!

• Po e lëmë pas një muaj të përballjes me virusin, përfshirë edhe “dy javët e mia”. Ato, në fakt ishin dedikuar vetëm për Juve dhe ishin rasti i parë vendimtar për t’ia prerë kokën virusit.

• Numri i sotëm 79 dhe numrat pasues ditorë dyshifrorë na tregojnë së ndodhemi në udhëkryq të betejës me koronavirusin. Tashmë, këta numra do të ndikojnë më shumë në “RRI N’SHPI” sesa mesazhet tona njëmujore.

• E kuptoj shqetësimin Tuaj dhe po ashtu edhe fyerjet, talljet dhe kërcënimet e atij dyjavëshi. I kuptoj edhe disa gazetarë, të cilët, megjithatë kanë një dozë pak më të madhe të përgjegjësisë në mjedisin dhe kohën që po e përjetojmë.

• Nuk e kam ndërmend të merrem me analizën e injorimit të rrezikut, grumbullimeve familjare, tubimeve ilegale dhe kolonave të automjeteve nëpër pika turistike.

• Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor NUK DO T’JU LËMË KURRË VETËM! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim.

• Shëndeti Juaj dhe i Familjeve Tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë.

TANI MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË TË QËNDROJMË BASHKË!

SË BASHKU DERI NË FITORE!