Lulzim Jashari ushtarëve të FSK-së: Armët e paraardhësve tuaj nuk u ndotën me gjakun e civilëve, u shkrepën vetëm për lirinë

Lulzim Jashari, djali i komadantit legjendar Adem Jashari, tha se arma e shqiptarit u shkrep vetëm për lirinë.

Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.

“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.

“Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashegojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni, prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat”, shtoi djali i komandantit legjendar.

Ai këto i tha në fjalimin e mbajtur në ceremoninë që po mbahet në kazermën ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Klankosova.tv.