Makina përplaset me traktorin në Korçë (video)

Një automjet tip Benz me targa të huaja u përplas me një traktor.

Aksidenti ndodhi në fshatin Sovjan të Korçës.

Një person nga makina mbeti i plagosur dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ndërkohë që shoferi i traktorit është jashtë rrezikut për jetën.